Shpërndante lëndë narkotikë në shkollat 9 vjeçare, arrestohet shtetasi

schedule10:40 - 27 Shtator, 2018

schedule 10:40 - 27 Shtator, 2018

Është arrestuar në Tiranë një shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë pas kontrolleve në kuadër të planit të masave për identifikim, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet përreth shkollave të kryeqytetit.

Si pasojë janë sekuestruar në total 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.
I arrestuar mbeti shtetasi Leonard Doka, 22 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u procedua në gjëndje të lirë M. B., 21 vjeç, gjithashtu banues në Tiranë.

Sipas informacioneve i arrestuari Leonard Doka, shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (“Ali Demi”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B., nga shërbimet e Policisë iu është ushtruar kontroll fizik, ku Dokas i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe skuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa. Ai u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotke”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!