Një 32-vjeçar në Korçë është arrestuar pasi shpërndante në doza të vogla lëndë narkotike, heroinë. Në flagrancë u vu në pranga shtetasi me iniciale S.Ç., i dënuar më parë për prdhim dhe shitje narkotikësh si dhe u procedua në gjendje të lirë një 40-vjeçar, blerës i tij.
Në bazë të informacioneve të siguruara, policia kreu kontrolle në banesën e të riut në lagjen Nr. 17 në Korçë dhe gjeti 23 doza me heroinë. 32-vjeçar i kishte shitur disa doza 40-vjeçarit O. K., dhe ky i fundit sapo pa forcat e policisë tentoi të largohej por më pas u neutralizua.
Dozat e heroinës u sekuestruan ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. sb/abcnews.al/