Shpërndante ekstazi në Drimadhë, pranga 22 vjeçarit nga Tirana

schedule11:00 - 24 Qershor, 2019

schedule 11:00 - 24 Qershor, 2019

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave stimuluese. Operacioni antidrogë “Drimadha” ka vënë në pranga 22 vjeçarin nga Tirana me iniciale S.K., si edhe ka sekuestruar 100 kokrra ekstazi dhe para të përfituara nga shitja e tyre.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Drimadhës, shpërndahej drogë stimuluese nga një shtetas, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Drimadha”, ku në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 22 vjeçarin nga Tirana S.K.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti shtetasit S.K, 100 kokrra lëndë narkotike e dyshuar “Ekstazi” (drogë stimuluese) si dhe një sasi valute prej 525 eurove dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!