Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 22 vjeçar i cili shpërndante drogë në qytet.
Informacionet bëjnë me dije se i ndaluari është shtetasi me iniciale E.E. 22 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në makinë i janë gjetur 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia.
Durrës
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shpërndarjes të lëndëve narkotike në doza duke arrestuar një 22-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.B.,22 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e pajisjeve të policisë”./abcnews.al