DURRËS- Një i ri nga Durrësi është vendosur në pranga pasi policia i gjeti në makinë doza kanabisi gati për shitje.
Policia thotë se narkotike u gjet pas kontrollit të automjetit me të cilin lëvizte i riu.
Po ashtu, u gjetën dhe u sekuestruan 35 200 lekë dhe 270 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike./abcnews.al