Tre persona në Tiranë janë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Njoftohet se me përfundimin e operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, u goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në vende të ndryshme.
Kështu, në pranga u vunë Ervis Loga 36-vjeç, Aredi Skora, 25 vjeç. Ky i fundit u kap në fshatin Shëngjergj duke i shitur rreth 7 kg kanabis Logës.
Kurse, në pranga është vënë edhe Ledion Xhoxhaj, 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën droga të ndryshme sintetike (Ektazi, LCD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular. s.b/abcnews.al/


