Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe për shkak se akuzohet për trafikim kokaine.
Raportohet se i arrestuari është Taulant Stoica, 35 vjeç, nga Bexleyheath Kent, pasi u zbulua se ishte “shefi” i pazareve të drogës në Londër dhe Bristol.
Stoica kishte përdorur rrjetin e EncroChat ‘Palefog’ për të organizuar trafikimin e kokainës. Drogën ai e dorëzonte tek bashkëkombësit shqiptarë Muhamet Qosja, 30 vjeç dhe Eduard Haxhini, 39 vjeç.
Ai i pranoi këto vepra dhe u burgos me 10 vjet në të njëjtën gjykatë të martën. Stoica u ndalua nga oficerët pranë shtëpisë së tij më 30 qershor 2021.
Në kohën e arrestimit, ai kishte në posedim tre telefona celularë dhe mbi dhe 16,000 £. Ai u akuzua më vonë për tre akuza për furnizim kokaine dhe një akuzë për pastrim parash.
Qosja dhe Haxhini u dënuan përkatësisht me 10 vjet dhe tre muaj burg për rolin e tyre në operacion.
Qosja u arrestua më 13 tetor 2020 dhe u zbulua se kishte në posedim 23,000 £.Një pistoletë me 20 fishekë dhe 11 kilogramë kokainë, me një vlerë prej 1.1 milion paund, u gjet më pas nga shtëpia e tij në Ilford.
Haxhini, i cili jetonte afër Stoicës në Abbey Uood, u arrestua më 1 prill 2021 pasi oficerët e ndoqën me makinën për në Bristol. /abcnews.al/