Shpërndanin drogë, tre shqiptarët të arrestuar në Itali

schedule13:41 - 24 Shkurt, 2020

schedule 13:41 - 24 Shkurt, 2020

Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se në prangat e carabinierëve kanë rënë shtetasit e iniciale A.P, i datëlindjes së vitit 1991 dhe D.B., i datëlindjes së vitit 1990.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2.5 gramë kokainë e ndarë në doza dhe një shumë prej 800 eurosh, që besohet se ishin të ardhura nga veprimtaria kriminale.

Gjithashtu mediat bëjne me dije se në një tjetër operacion në L`Aquila, karabinierët arrestuan një të ri tjetër shqiptar, i cili dyshohet se është autor i shitjes së dozave të kokainës.

Të riut i janë sekuestruar materiale të përshtatshme për paketimin e lëndës narkotike dhe 900 euro që besohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme. Ndërkohë bëhet me dije se pas përfundimit të procedurave shqiptarët do të procedohen penalisht në gjendje të lirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!