VIDEO/ Shpërndanin drogë nëpër lagjet e Durrësit, arrestohen dy persona

schedule08:32 - 2 Gusht, 2023

schedule 08:32 - 2 Gusht, 2023

Dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin drogë nëpër lagjet e Durrësit. Si pasojë, kanë rënë në prangat e policisë.

Në fillim 25-vjeçari siguronte lëndën narkotike kokainë dhe kanabis, ndërsa 38-vjeçari e shpërndante.

Sakaq, i janë sekuestruar 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, mjete për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë i koduar “Kompromisi”.

Siguronte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, me qëllim shitjen e tyre në doza, si dhe vinte baste sportive me disa celularë, vihet në pranga 25-vjeçari.

Në pranga edhe një 38-vjeçar, pasi shiste në lagje të ndryshme të qytetit, dozat e lëndëve narkotike që siguronte 25-vjeçari.

Sekuestrohen 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, mjete për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve në fushën e narkotikëve, Policia e Durrësit ka siguruar informacion nga inteligjenca policore, për një rast të shitjes në doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, nga 2 shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit.

Si rezultat i këtyre informacioneve të provuara nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Kompromisi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit, 25 vjeç dhe 38 vjeç, të dy banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, me qëllim shitjen e tyre në doza, nga shtetasi, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit. Gjithashtu, 25-vjeçarit iu gjetën në disa celularë, faqe online aktive për vënien e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 900 euro dhe 90 000 lekë lekë të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!