“Shpërndani dashuri, jo luftë”, Dua Lipa i tregon gjithë botës gjenocidin serb në Kosovë

schedule12:14 - 24 Qershor, 2020

schedule 12:14 - 24 Qershor, 2020

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme në botë. Edhe pse prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe, këngëtarja nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë e ka treguar shpeshherë.

Së fundmi, këngëtarja ka kujtuar Ditën e Refugjatëve teksa ka ndarë me ndjekësit e saj, një postim të babait të saj Dukagjin Lipa me disa foto të shkrepura në periudhën kur Kosova ishte në luftë me Serbinë, si dhe disa të tjera ku Dua shfaqet me disa fëmijë refugjatë.

Duke kujtuar këto ngjarje kur shqiptarët e Kosovës, u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre pas spastrimit etnik që tentoi të bënte Serbia, babai i Duas shkruan se duhet të shpërndajmë dashuri dhe jo luftë.

Dje kujtuam kohën kur 21 vjet më parë mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u detyruan të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe u larguan nga vendi i tyre, për shkak të fushatës brutale të spastrimit etnik nfga forcat serbe në Kosovë.

Në Ditën Botërore të Refugjatëve dhe në çdo ditë tjetër, ne do të qëndrojmë pranë refugjatëve dhe njerëzve të shtypur. Shpërndani dashuri, jo luftë”. shkruan babai i Duas krahas fotove të publikuara në Instagram.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!