Shpërndan pica në bazën ushtarake, arrestohet emigranti klandestin

schedule22:29 - 7 Qershor, 2018

schedule 22:29 - 7 Qershor, 2018

Një emigrant klandestin në Nju Jork ka rënë pre e një ngjarjeje fatkeqe dhe tani rrezikon dëbimin nga Shtetet e Bashkuara. Pablo Vilavisensio Kalderon punonte si shpërndarës picash dhe destinacioni i tij i radhës ishte një bazë ushtarakë në zonën e Bruklinit. Ai kishte qenë aty edhe më parë për të çuar porosi, por këtë herë agjenti roje i ka kërkuar dokumentat.

Karta e identitetit e lëshuar nga autoritetet vendore të Nju Jorkut nuk ka mjaftuar dhe pas verifikimeve Pablo është vënë në pranga dhe dorëzuar agjentëve të emigracionit. Tani ai është në pritje të vendimit mbi dëbimin nga Shtetet e Bashkuara.

Pablo Kalderon është i martuar me një shtetase amerikane me origjinë kolumbiane dhe në pritje të kartës jeshile. Ai ka dy vajza 3 dhe 4 vjeçe dhe është i vetmi që punon në familje. Në mbrojtje të tij kanë dalë shoqatat për të drejtat civile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!