Shpërdoroi detyrën, Gjykata e Posaçme dënon me burg ish-kryebashkiaken e Libohovës

schedule11:53 - 13 Qershor, 2024

schedule 11:53 - 13 Qershor, 2024

TIRANË- Ish-kryetarja e bashkisë së Libohovës Luiza Mandi u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) me 1 vit burg.

Ajo u gjet fajtore për akuzën e shpërdorimit te detyrës dhe për shkak se procesi u zhvillua me gjykim te shkurtuar u dënua me 8 muaj burg dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Mandi u kallëzua nga një qytetar, që pretendonte se në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës në kundërshtim me ligjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!