Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Për shkak se procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar, Goro u dënua përfundimisht me 2 vite e 20 ditë burg. Sipas SPAK, Jorgo Goro ka lejuar përmes dokumentave të falsifikuara, tjetërsimin e një prone nga tokë shtet në pronësi të privatëve.
Bëhet fjalë për mbi 10 mijë m2 tokë në fshatin Gjilekë, ku përfitues përfundimtar rezultoi Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Ndaj Goros ka dhe një tjetër dosje nga ana e SPAK, ku pak ditë më parë prokuroria e posacme kërkoi dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burg po me gjykim te shkurtuar.
Sërish ai u akuzohet për shpërdorim detyre, pasi në kundërshtim me ligjin i dha një sipërfaqe toke në zonën e Livadheve Arqile Bollanos, që u komandua për pak kohë në krye të bashkisë së Himarës.
Apeli i GJKKO konfiskon dhe apartamentin rreth 81 m katrorw që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula Shkalla e parë më herët, vendosi tia kthente apartamentin firmës. Në këtë dosje Goro u shpall fajtor dhe për mos deklarim e fshehje pasurie.
Vendimi i Gjykatës:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e paraqitura nga të pandehurit J.G., V.Gj. dhe J.B, ndaj vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
1 – Lënien në fuqi të vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
Urdhërohet konfiskimi i pasurisë së mëposhtme:
– Apartament i regjistruar me nr. pasurie ***, volumi ***, faqe ***, zona kadastrale ***, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në ***, së bashku me sendin sekuestruar shtetasit E.V. me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, çelës me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “***”, me kod “***”.
2 – Mospranimin e ankimit të ankuesit Shoqëria “***” shpk, kundër vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3 – Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.