Shpërblimi për titullin kampion, Veliaj: Tiranën nuk e urojmë duarbosh!

schedule11:17 - 21 Korrik, 2020

schedule 11:17 - 21 Korrik, 2020

Tirana u shpall kampione për herë të 25-të ditën e diel, ndërkohë që pritet të ketë shpërblim nga futbollistët. Kryebashkiaku Erion Veliaj e zbuloi diçka të tillë që një ditë më parë, kur edhe e uroi skuadrën. Sot në Këshillin Bashkiak ai ka folur sërish për Tiranën, klub ku bashkia është edhe aksionere me 34% të aksioneve.

“Ky shpërblim do të shkojë për të gjithë skuadrën, jo vetëm për ata 11 që zbresin në fushë. Pavarësisht se është një ekip kryesor që del në fushë, ky është vendimi i parë me një urim të përzemërt për Tiranën.

E di që shumë veta thoshin dje pse s’ka bërë urim Lali Eri si ca politikanë të tjerë, por politikanët e tjerë ndoshta fjalët i kanë të tepërta, kur flasim ne të bashkisë, urimet nuk bëhen me duart bosh, por me duart plot, teksa bëmë edhe një analizë me klubin se çfarë do të ishte një shpërblim i arsyeshëm”, është shprehur Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. /abcnews.al