Në shtatë muajt e fundit rreth 18, 500 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes. Cekun e përfitojnë edhe fëmijët shqiptare e lindur jashtë vendit, që regjistrohen në gjendje civile në Shqipëri.
Vijnë në jetë me një bonus të ri prej janarit të vitit 2019.
Nuk ka rëndësi ku jeton, brenda apo jashtë Shqipërisë, nëse regjistrohen në vendin tonë bebet përfitojnë shumën nga 40 mijë deri në 120 mijë lekë.
Në shifrat e bëra publike nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga janari deri në korrik të këtij viti, 18, 523 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, ndërmjet të cilëve 3,539 fëmijë janë të lindur jashtë vendit.
Nëse fëmija lind jashtë Shqipërisë, mjafton certifikata e lindjes dhe ajo e regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile në Shqipëri dhe çeku tërhiqet pranë zyrave qendrore të Shërbimit Social në Tiranë.
“Unë e kam fëmijën e tretë dhe marr aktualisht 1 milion e dyqind mijë”.
“Fëmija im ka lindur në Francë. Jemi të kënaqur me marrjen e çekut”
Më të favorizuarit duken anëtarët e komuniteti rom që preferojnë familje me shumë fëmijë.
Familjet që mirëpresin për herë të parë një fëmijë, përfitojnë 40 000 lekë. Për fëmijën e dytë përfitohen 80 000 lekë, ndërsa për familjet që shtohen për herë të tretë, përfitojnë 120 000 mijë lekë
Bonusi i bebes, përfitohet në sportelin e gjendjes civile në çdo maternitet. /ABC News Albania 24/7