Shpërbëhet Parlamenti, mё 19 mars Kazakistani në zgjedhje

schedule12:32 - 19 Janar, 2023

schedule 12:32 - 19 Janar, 2023

Kazakistani ka njofuar shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen zgjedhjeve të parakohshme, sipas një njoftimi që u bë  i ditur nga presidenti i vendit Kassym-Jomart Tokaev.

Sipas një deklarate nga presidenca kazake të enjten mesditën, Tokaev shpërbeu dhomën e ulët të ish-republikës sovjetike dhe shpalli zgjedhjet kombëtare për 19 mars.

Tokaev kishte njoftuar se do të shpërbënte parlamentin pas rishikimit të kushtetutës që deputetët bënë në favor të shkëputjes nga e kaluara pro-ruse e vendit dhe nga kontrolli absolut i pushtetit nga rrethi i ish-presidentit Nursultan Nazarbayev.

Më herët të enjten, Partia Demokratike e Kazakistanit Ak Zhol (që do të thotë Rruga e Ndritshme) shkarkoi ligjvënësit Azamat Abildaev, i cili ka folur publikisht në favor të pushtimit rus të Ukrainës.

Në një intervistë, zAbildaev mbështeti veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke argumentuar se “nazistët” janë në pushtet në Ukrainë, ashtu siç pretendon Moska.

Seanca plenare e Këshillit Kombëtar të partisë shqyrtoi deklaratat e tij dhe vendosi se ato ishin kundër etikës partiake dhe parlamentare.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!