“Shpenzova 5 mijë euro”, Ceka: Isha me tub oksigjeni kur me erdhi përgjigja negative nga ISHP

schedule11:48 - 4 Tetor, 2020

schedule 11:48 - 4 Tetor, 2020

Profesori Neritan Ceka, ka rrëfyer në “ABC News” përballjen e tij me COVID-19.

Në një intervistë për gazetarin Juxhin Mustafaraj Ceka tregoi vështirësitë që ai së bashku me bashkëshorten kaloi për shkak të koronavirusit.

Po ashtu gjatë intervistës Ceka tregoi se që ditën e parë që dyshuan për simptoma të COVID-19, ka njoftuar 127, por që pas tre ditësh kanë kryer proceduara.

Lexo edhe: “Pesë ditët e para duhet t’ja tregosh Zotit”, Neritan Ceka për ABC News: Si e mposhtëm COVID-19 në shtëpi

Një tjetër fakt që tregon profesori Neritan Ceka, është se përgjigja që mori nga tamponi ishte negative, ndërkohë që ishte me oksigjen në shtëpi.

“I telefonuam 127 që ditën e parë, por erdhën pas tre ditësh. Përgjigja e tamponi erdhi negative, unë isha me oksigjen.  Duhet të ketë ndihmë sociale, ne tashmë jemi  një çift pensionistësh. Shteti nuk ka asnjë interes. Një pensionist i duket një qenie e padobishme. Tani përballesh me shtetin cinik. Ne kemi nevojë për infermierë, ke dy infermierë, 80 mijë lekë, ditën e dytë shpenzuam pensionin e bashkëshortes për dy infermierë.  Kam pasur telefonata nga doktor Berisha, Genc Pollo… Kanë qenë njerëzor, Kastriot Islami, Skënder Muçaj, dhe të gjithë kolegët e tjerë për të më ndihmuar. Po ashtu një solidaritet i qytetarëve, për shtetin jo…”, tha Ceka.

Por qëndrimi dhe trajtimi i sëmundjes në shtëpi kishte një faturë të rëndë financiare për politikanin e njohur dhe bashkëshorten e tij, i cili bëri me dije se shpenzoi rreth 5 mijë euro.

Pjesë nga intervista:

Përse zgjodhët të kuroheshit në shtëpi?

Ceka: Përballja me COVID-19 është psikologjike. T’i je i sëmurë dhe me vështirësi lëviz. Po ashtu mendimi që je i lidhur me shtëpinë, psikologjikisht është diçka krejt tjetër. Pesë ditët e para duhet t’ja tregosh zotit, kaq të vështira janë. Pra është një forcë e madhe psikologjike.

Si ka qenë vijimësia e sëmundjes, dinamika?

Ceka: Ke tre dit që je i shkëputur nga realitete, më pas nuk merr dot frymë, dhe prej 10 ditësh nuk fle dot, ditën dhe natën. Për fat të mire nuk pata humbjen e shijes, nuhatjes. Pra solidariteti, të afërmit, janë një ambient lehtësues. Mendoni 15 ditë të mos flesh, ndonjëherë djali shprehej se ndonjë moment mund të fleja, por kolla e veshtiresonte gjendjen.

Pensionin mujor, that se e konsumuat për medikamentet, keni një përllogaritje të shpenzimeve?

Ceka: Nëse do të llogaris edhe ardhjen e dy djemve për të më shkon rreth 5 mijë euro, me të gjitha shpenzimet, aparaturat. Shtetit tonë i mungon detyra humane. Ky është vërtet një shtet rrumpalle dhe ne nuk jemi të varfer. Njeriu kur ka qenë në cak të vdekjes, mendon çfarë mora nga kjo jetë. Ky është edh problemi me shtetin që e ke ndërtuar… dhe kur je në vështirësi nuk janë aty për qytetarin. Këta kanë një armiqësi ndaj atyre që janë dikush, kjo është karakteristikë e diktaturave.

Gjithashtu ai theksoi se si vëzhgues i asaj çfarë ndodh çdo ditë, masat sipas tij ne vendin tone i merr një njeri i vetëm. “Jep një urdhër atje ku është në Surrel dhe të gjithë mbyllen, si babai i Kombit. Të gjithë u mbyllëm , tre muaj ikën kot. Pjesa më e madhe e njerëzve as nuk e dinë që e kanë kaluar koronavirusin.  Duhet të përgatiten spitale për raste më të rënda”, u shpreh ai.

/abcnews.al/