Shpend Ahmeti në krye të Prishtinë edhe për një mandat tjetër

schedule07:07 - 20 Nëntor, 2017

schedule 07:07 - 20 Nëntor, 2017

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes do të jetë në krye të Prishtines edhe për një mandat tjetër. Ai  ka fituar përballë kandidatit Alban Abrashi të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një konferencë te shkurtër për mediat, pas daljes së këtyre rezultateve Shpend Ahmeti falenderoi gjithë popullin e Prishtinës dhe tha se do të presë deri në fund shpalljen e rezultatit. Të dielën u votua në 19  komuna të Kosoves në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ndërsa në 19 komuna të tjera fituesit ishin shpallur në raundin e parë të zgjedhjeve, në 22 tetor.

Në Mitrovicë ka fituar Agim Bahtiri i Aleancës Kosova e Re (AKR), kurse në Gjakovë ka fituar Adrian Gjini i AAK, që mundi Mimoza Kusari Lilën.

Prizreni do të ketë në krye Shaqir Totajn e PDK, kurse Vushtria, Xhafer Tahirin e LDK. Në komunën Ferizaj ka fituar Agim Aliu i PDK, ndersa në Gjilan fitues i raundit te dyte te zgjedhjeve eshte Lufti Haziri nga rradhet e LDK. Suhareka, do te kete ne krye Bali Muharremajn e Aleances për Ardhmërinë e Kosoves(AAK), kurse Istogu do te drejtohet nga Haki Rrugova i LDK. Po ashtu kandidati Sokol Bashota i PDK ka fituar ne Klinë, ndersa në Rahovec ka fituar Smajl Latifi i AAK.

Lidhja Demokratike e Kosoves sipas të dhënave te deritanishme ka marrë numrin më të madh të komunave në këtë raund të zgjedhjeve vendore në Kosovë. Një rezultat të mirë në rritje ka shënuar dhe Aleanca për Ardhmërine e Kosovës.

Pak pas mbylljes së qendrave të votimit, kryeministri Haradinaj, vlerësoi procesin dhe falenderoi gjithë votuesit.

“Kosova ka zhvilluar edhe një proces të rëndësishëm, të drejtë e demokratik të zgjedhjeve dhe ka dëshmuar se është e përgatitur për të organizuar zgjedhje në standarde ndërkombëtare’ shkroi kryeministri Haradinaj ne rrjetet sociale .

Ai vleresoi dhe partine e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, qe sic shprehet Haradinaj ka dëshmuar në këto zgjedhje se është parti e organizuar dhe faktor i rëndësishëm politik në Kosovë. Sipas KQZ në Kosove, deri në orën 19:00, kur janë mbyllur të gjitha vendvotimet, kanë votuar 38,3 për qind e qytetarëve me të drejtë vote./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!