Zyrtarizime të tjera në Superiore. Teuta ka rikthyer një emër të njohur në skuadër, madje që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Arbër Çyrbja një ditë më parë ka dalë në stërvitje, ndërkohë që më parë ka nënshkruar edhe kontratën me durrsakët.
Tek Erzeni, pasi kishin arritur marrëveshjen, kanë zyrtarizuar sulmuesin Ilirid Ademi. Anësori ishte pjesë e Egnatias dhe Laçit sezonin e shkuar, ndërsa në Maqedoninë e Veriut është aktivizuar me FC Shkupi, Renova, Makedonija GP, Gostivar.
Në Ballsh ka zbarkuar një brazilian. “Eskuerdinha, një nr.10 nga Brazili, pjesë e Botafogos në Serie C braziliane, është zyrtarizuar dhe prezantuar si pjesë e jona”, njofton klubi i Bylisit. / abcnews.al