Shpat Kasapi: Nuk dua që djali im të bëhet këngëtar

schedule11:05 - 2 Mars, 2022

schedule 11:05 - 2 Mars, 2022

Shpat Kasapi, gjatë një interviste me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, foli për projektin e ri muzikor me titull “Kujtime m’ke lon”. Mes të tjerash, këngëtari u ndal dhe te jeta si baba. Shpati dhe gruaja e tij, Selvija mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë me emrin Roel në fund të janarit.

Teksa komentoi videon që u bë virale, ku shihej duke i kënduar të birit, Shpati tha se e bën shpesh këtë gjë. “I këndoj shumë dhe kur i këndoj qetësohet menjëherë. Ndalet dhe më shesh, sikur reagon.“, tha ai ndërsa shtoi se nuk do të dëshironte që i biri të merrej me muzikë.

“E kam menduar por nuk do ta çoj në atë rrugë. Është e rëndë. Nuk është puna vetëm te leku, është e thjeshtë në fillim por ta mbash është e rëndë. Duhet të jesh aktiv, të jesh i lindur për atë punë nuk është thjesht do të bëj këngë.“, tha Shpati.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!