Hunter Biden është shpallur fajtor nga një juri në Delaëare mbi tre akuza penale që rëndonin mbi të, të lidhur me mashtrimin që bëri në formularin e vetëdeklarimit, ku u shpreh se nuk ishte përdorues i drogërave në momentin e blerjes së një arme. Është hera e parë që djali i një presidenti në detyrë shpallet fajtor.
Dënimi maksimal që mund të marrë është 25 vite por për këtë vendim duhet pritur fjala e fundit nga gjyqtarja e çështjes. Konkretisht, akuzat kishin të bënin me blerjen e një revole në një dyqan armësh në Delaëare në tetor 2018. Gjatë asaj kohe ai ishte i varur nga alkooli dhe kokaina, një fakt që ia kishte fshehur autoriteteve.
Në një koment të parë, BBC vëren se dënimi nuk do të ndikojë në fushatën e presidentit Biden për presidencën, as qëndrimi i publikut kundër presidentit, i cili nuk është i lidhur me rastin e posedimit të paligjshëm të armëve. Megjithatë, kjo është një goditje personale për Joe Biden dhe familjen e tij./abcnews.al