Për herë të parë në Shqipëri prodhohet automjeti ushtarak i blinduar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, pamje nga automjeti ushtarak “Made in Albania”.
Një prodhim ky i ri i vajzës nga Bulqiza Arjeta Puca, dhe ekipit të saj.
“MIRË MËNGJES dhe me “Shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/abcnews.al/