Pasi u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ka ardhur dhe një reagim nga ana e “Demave” të cilët do të kenë përballë Vllazninë.
Drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama foli për mediat duke u shprehur se nuk kishte rëndësi kundërshtari, nuk kishin ndonjë preferencë pasi si qëllim kryesor kanë vetëm trofeun.
“Isha i qetë në short, nuk kisha preferenca. Të 3 ekipet ishin të forta, është bukur të luash me Vllazninë pasi bëhet atmosferë e bukur. Kupa është objektivi ynë, është një trofe që jemi në garë. Do të luajmë me seriozitet pasi duam të shkojmë në Kupat e Europës. Me golin në fushë kundërshtare që nuk është më, nuk kishte ndonjë preferencë. Grupi ynë është shumë i mirë si brenda fushe dhe jashtë. Po rritemi dhe po shprehemi më mirë në fushë. Edhe në dy fazat e para luajtëm mirë, por kishim disa dobësi. Me përforcimet e bëra jemi më mirë. Njeriu e bën vet fatin e tij dhe varet sa përgatitesh për të bërë mirë.”-tha pas hedhjes së shortit Olsi Rama./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram