Conference League zhvillon sezonin e parë këtë vit dhe në turin e parë marrin pjesë 8 klube shqiptare. Pas hedhjes së shortit, rezultatet kanë qenë si më poshtë:
Laçi do përballet me Podgoricën, ndërkohë ka dy derbi shqiptarësh Shkupi-Llapi dhe Drita-Decic. Sfintul Gheorghe e Moldavisë do ndeshet me Partizanin. Short i pranueshëm për Vllazninë, që përballet me Siroki Brijeg. Struga mësoi e fundit rivalin dhe do jetë Liepaja (Lituani).
Ndeshjet e turit të parë janë programuar të zhvillohen më 8 dhe 15 korrik. Sikurse dihet, finalja e madhe e këtij kompeticioni luhet më 25 maj në “Air Albania Stadium”. /abcnews.al