Shorti i Champions League: 4 rivalët e mundshëm të Tiranës, largësia problem

schedule21:49 - 8 Gusht, 2020

schedule 21:49 - 8 Gusht, 2020

Tirana pret të mësojë kundërshtarin në turin e parë kualifikues të Champions League, ndërkohë që sot janë zbuluar katër kundërshtarët e mundshëm.

Skuadra e Egbo mund të përballet me ekipe me buxhete disa herë më të lartë, por më së shumti tremb largësia. Astana, Qarabag, Maccabi Tel Aviv dhe Dinamo Tbilisi janë ekipet me të cilat Tirana mund të përballet.

Shorti hidhet nesër prej orës 12:00 dhe në kampin bardheblu janë të kënaqur disi me kundërshtarët e mundshëm. Dëshira është e madhe që të luajnë në shtëpi, pasi siç duhet sivjet kualifikimi vendoset me një ndeshje. /abcnews.al