I pari që komentoi ndeshjen Barça-Napoli ishte drejtori i futbollit të klubit Barça, Mateu Alemany , i cili nga Torino siguroi se “Napoli është një rival për t’u marrë parasysh dhe me vështirësi të mëdha“.
Drejtuesi i Barçës shtoi se “është e qartë se shorti nuk ka qenë bujar me ne, por kështu funksionojnë garat. Për t’i fituar ato, ju duhet të mundni të gjithë “.
Xavi Hernández dhe Dani Alves do të komentojnë gjithashtu shortin nga Arabia Saudite, në paraqitjen e Kupës Maradona. /abcnews.al