Shoqërohet në polici prokurori Spartak Çocoli, Prokuroria: Po hetojmë

schedule18:29 - 14 Janar, 2019

schedule 18:29 - 14 Janar, 2019

Policia e Gjirokastrës  ka shoqëruar sot pasdite në komisariat prokurorin Spartak Çoçoli.

Pas informacioneve për një ndalim të mundshëm të prokurorit Çoçoli për një çështje korrupsioni, Prokuroria për Krime të Rënda bëri të ditur se është duke kryer hetime në lidhje me procedimin penal nr. 08/2019 për veprat penale “Korrupsion i gjyqtarëve dhe prokurorëve”,  të parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç .

Në reagim thuhet se Prokuroria për Krime të Rënda nuk ka nxjerrë ndonjë urdhër ndalimi dhe nuk ka kërkuar asnjë masë sigurimi personal në Gjykatën e Krimeve të Rënda për prokurorin Spartak Çoçoli. Po ashtu dhe policia nuk ka proceduar me arrest në flagrancë.