Pak kohë më parë, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Olta solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia. Që prej ardhjes në jetë të vogëlushes, këngëtarja ka shprehur se ndihet e bekuar, ndërkohë që së fundmi ajo ka ndarë edhe të tjera përjetime personale.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Olta shkruan se shoqëria ushtron presion mbi standardet e bukurisë dhe se ndonjëherë e ka vënë në pikëpyetje faktin se do i rikthehet peshës së mëparshme. Më tej, ajo thotë se me kujdesin që tregon ndaj vetes, ka besim se do të rikthehet në formë, ndërsa shton se “nëse kilogramët janë e keqja kokëfortë që erdhi me të mirën e bekimet, mund edhe të qëndrojnë aty përgjithmonë.”
“Te kjo foto shoh perëndimin, si dhuratë nga zoti, për të ëmbëlsuar mbylljen e ditës me ngjyrat më të sheqerosura. Shoh karrocën si motivin për të filluar një tjetër ditë të mbushur me ngjyra, por nuk më shpëton nga sytë as vetja. Shoh një version të ndryshuar, patjetër të përmbushur, e me zemrën duke shpërthyer nga kënaqësia, por edhe me disa kg të shtuara kokëfortë për dy muaj.
Shoqëria, padashur, ushtron presion mbi standartet e bukurisë dhe nuk e mohoj që ndonjëherë e kam vënë në diskutim nëse fo të mundem të rikthehem në peshën e mëparshme. Por unë kam besim, me aq sa njoh veten, me disiplinën, kujdesin që tregoj ndaj vetes, me kontrollin ndaj ushqimit e me aktivitet fizik, që shumë shpejt, kg nuk do të jenë më një “shqetësim” për mua.
Për momentin zgjodha të shijoj çdo sekondë me të voglën time, sepse e di që koha kalon shpejt e do të më marrë malli për këto momente të pakthyeshme. E nëse kilogramët janë e keqja kokëfortë që erdhi me të mirën dhe bekimin, mund edhe të qëndrojnë aty përgjithmonë.”, ka shkruar Olta. xh.d/abnews.al

