“Shoqëria nuk mund të vuajë krizat e një njeriu”, Kulluri: Platforma e Presidentit shqetësim për gjykatat

schedule17:00 - 25 Maj, 2020

schedule 17:00 - 25 Maj, 2020

Analisti Edvin Kulluri në studion e “ABC News” ka folur për Reformën Zgjedhore dhe platformën e Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij opozita nuk ka të drejtë morale të kërkojë ndryshime, ndërsa shtoi se Reforma në Drejtësi është miratuar me konsensus dhe mund të vijë pa konsensus. Kulluri theksoi se mazhoranca ka ndërhyrë në mënyrë të njëanshme në shumë emërime dhe shkarkime.

Gjithashtu ai u shpreh se kryeministri Edi Rama kur ndodhet në situata të jashtëzakonshme futet në panik, ndërsa shtoi: “Shoqëria shqiptare nuk mund të vuajë krizat e një njeriu”.

I ndalur te platforma e Presidentit të Republikës Ilir Meta, ai theksoi se pikat kryesore kanë të bëjnë me mosfunksionimin e Gjykatës që sipas tij është një shqetësim i drejtë.

“Te platforma e Presidentit nuk shoh ndonjë problem serioz. Në një vend pa opozitë, pa Gjykatë Kushtetuese, me një pushtet vendor që fal në tavolinë, nuk është një situatë normale. Lidershipi i opozitës nuk ka bërë punën e duhur, nuk ka bërë opozitën”, u shpreh ai.

Edhe pse më tej theksoi se agjenda e Presidentit është disi konfuze. “Kjo platformë nuk besoj të gjejë zbatim. Përgjegjësin më të madhe e shoh të mazhoranca dhe opozita”. U shpreh ai.

Tryeza e Këshillit Politik:

Kulluri: Në këto 30 vjet jemi munduar të rishikojmë sistemin zgjedhor. Ky sistem që kemi ka përkeqësuar më keq situatën. Zoti Basha në këtë rast është sipërfaqësor, është produkt i një reforme Kushtetuese. Të gjitha demokracitë e konsoliduara janë me senat.

Çfarë mund të ndodhë deri në datë 31?

Kulluri: Ndërhyrja e ambasadores amerikane është pozitive për të përmirësuar përfaqësimin politik. Me këtë kod zgjedhor kemi deputet të kryetarëve të partive politike. Me listat e mbyllura vendosen njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë.

Më  tej ai theksoi se vendi duhet të përgatitet për një recesion ekonomik, ndërsa shtoi se kryeministri kur ndodhet në situata të jashtëzakonshme futet në panik. “Shoqëria shqiptare nuk mund të vuajë krizat e një njeriu”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!