Shoqëria Civile kërkon ashpërsim të Kodit Penal për dhunën seksuale ndaj të miturve

schedule16:45 - 6 Qershor, 2018

schedule 16:45 - 6 Qershor, 2018

Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë ashpërsimin e Kodit Penal, për dënimin e dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe të rriturve, me procedurë të përshpejtuar. Kërkesa vjen nga shoqëria civile, e cila ka dalë në protestë përpara Kuvendit, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Korçës, që dënoi me 4.8 vite burg, 54 vjeçarin që përdhunoi një të mitur në Pogradec.

Dolën përpara kryesisë së Kuvendit për të përsëritur kërkesën dy vjeçare. Shoqëria Civile apelon për ashpërsimin e Kodit Penal sa i përket dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe të miturve.

Protesta e prindërve dhe aktivistëve të shoqërise civile vjen pas dënimit prej 4.8 vitesh burg që Gjykata e Korçës dha për 54 vjeçarin që përdhunoi dhe la shtatëzënë një të mitur 14 vjeçe.

Sipas shoqërise civile Gjykata e Korçës nuk ka marrë në shqyrtim rrethanat rënduese të vepres penale, ka pranuar në mënyrë të gabuar kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe ka gabuar në klasifikimin veprës penale.

Rrjeti Kombëtar “Vepro për Fëmijët” i kërkon Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, të apelojë vendimin e gjykatës dhe të kërkojë rritje të tij.

Agjensisë Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të marrë në mbrojtjen të menjëhershme vajzën 15 vjeçare dhe të paguajë të gjitha kostot e trajtimit psiko-social, strehimit dhe kujdesit ndaj saj.

Ndërsa Kuvendit te Shqipërisë të miratojë ndryshimet e kërkuar në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale me procedurë të përshpejtuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!