Shoqëria civile forum në Tiranë: Ballkani Perëndimor të ndjejë dorën e BE

schedule15:22 - 14 Tetor, 2023

schedule 15:22 - 14 Tetor, 2023

Një ditë para mbajtjes së samitit të Berlinit në Tiranë, shoqëria civile ka organizuar një forum për të disktutuar në lidhje me sfidat e tregut rajonal. Forumi i shoqërisë civile “Tirana 2023” startoi në ambjentet e piramidës ku do të priten gjatë së hënës liderët europianë.

Kryebashkiaku Erjon veliaj theksoi se rajoni është i rëndësishëm për integrimin e  Shqipërisë.

“Ekonomia e qytetit sot është turizmi. Ne jemi vend i vogël, por ne mund të ngrihemi. Ne jetojmë në periudhë të vështirë ne kemi një luftë në Europë, kishim pandeminë. Kjo na tregon se është kohë për reflektim. Jam i shqetësuar për rajonin sepse fqinjët kanë rëndësi në mirëqënien tonë”

Andi Dobrushi përfaqësues i Fondacionit Shqipëria e hapur u shpreh se tashmë rekomandimet e shoqërisë civile do të kalojnë për diskutim në samit

“Ne jemi këtu jo t’u themi ca duhet bërë, por ideja është të flasim më pak e të veprojmë më shumë. E dimë që procesi i Berlinit është i rëndësishëm dhe këtë na e tregoi edhe pandemia. Procesi i Berlinit ka ardhur në shtëpi ka ardhur në rajon. Shoqëria civile ka qenë aty duke shtyrë përpara këtë process por tashmë duhet të mendojmë ca duhet të bëjmë më konkretisht  në  disa sektorë si energjia, lëvizshmëria, agjenda e gjelbër apo emigracioni”

Forumi i Shoqërisë civile u zhvendos më pas në një tjetër ambjent ku ministri i jashtëm Igli Hasani vuri theksin në rëndësisnë e tregut të përbashkët rajonal.

“Ne jemi të fokusuar në rritjen bashkërajonale dhe  kjo është ajo që synon samiti.Si të bëhëmi gati për në BE,Tregu rajonal është një element I rëndësishëm në këtë rrugë. Integrimi i tregut duhet të mbështet nga infrastruktura dhe investimet ambicioze. Plani ekonomik është shumë i mirë por bazohet në projekte që vijnë nga rajoni. Duhet një qasje e re  dhe kemi nevojë për mbështetje financiare. Duhet të fuqizojmë afërsitë si rajon e të përfitojmë.”

Sekretarja e Përgjishthme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, tha se një treg i përbashkët është i nevojshëm dhe i rëndësishëm.

“Një treg i përbashkët për Ballkanin Perëndimor  do të duhet më tepër kohë të konsolidohet por nëse një synim i tillë  do të merret seriozisht nga vendet mund të arrihet. Një shembull kuptim plotë është edhe heqja e tarifave roaming.”

Forumi i shoqërisë civile Tirana 2023 parashikohet të zgjasë për dy ditë dhe synon të nxisë dialogun dhe rekomandimet e eksperteve të shoqërisë civile dhe politikbërëseve për integrimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!