Shoqata e armëve në SHBA kundër ligjit që rrit kufirin e moshës

schedule10:57 - 10 Mars, 2018

schedule 10:57 - 10 Mars, 2018

Guvernatori i Floridës miratoi një ligj sipas të cilit mosha minimale për të pasur armë nuk është më 18 vjeç por 21. Shoqata kombëtare e armëve në SHtetet e bashkuara të amerikës deklaroi se ky vendim është shkelje e kushtetutës.

Shoqata kombëtare e armëve, lobi i fuqishëm amerikan i armëve, ka hapur një çështje gjyqësore federale kundër ligjit të miratuar një ditë më parë nga guvernatori i Floridës, sipas të cilit është rritur kufiri i moshës minimale për blerjen e një arme nga 18 vjeç në 21. Një masë kjo që u miratua dhe nga kongresi shtetëror tre javë nga masakra në liceun e Parklend.

Sipas shoqatës së armëve, ligji në fjalë shkel amendamentin e kushtetutës, atë që garanton të drejtën për të pasur armë. Ligji dënon pronarët e armëve që respektojnë ligjet, për shkak të akteve kriminale të individëve të çmendur, u shpreh drejtori ekzekutiv i shoqatës

Ai shtoi se detyra e kësaj shoqate është të bëjë shkollat një vend më të sigurtë dhe të mbrojë të drejtat kushtetuese të amerikanëve. Sipas tij personat që kanë mbushur 18 vjeç konsiderohen të rritur në cdo aspect dhe në atë të të pasjes e të drejtave themelore të kushtetutës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!