Shokuese/ Vret shokun para syve të djalit dhe më pas fillon të hajë, në fund lëpin gishtat i pashqetësuar

schedule12:48 - 25 Shkurt, 2023

schedule 12:48 - 25 Shkurt, 2023

Një video e tmerrshme vjen nga SHBA, kur një burrë qëlloi në kokë bashkëpunëtorin përpara djalit të tij të vogël brenda një dyqani në Buffalo, më pas filloi me qetësi të hante.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur brenda dyqanit në Broadway, pranë Sears Street. Burri, punonjësi i dyqanit Abdul Hussein, 25 vjeç, dëgjohet duke u debatuar me kolegun e tij, të identifikuar si Taëfaik Alsheari, 62 vjeç.

Gjatë tre minutave, Husseini shfaqet gjithnjë e më i shqetësuar ndërsa Alsheari qëndron afër me një djalë që besohet të jetë i tij. Më pas, Huseini merr një pushkë dhe ngadalë i afrohet Alshearit ndërsa djali e paralajmëron babain e tij.

Huseini e qëllon një herë në kokë Alshearin. Djali vrapon pas banakut përpara se personi i armatosur në mënyrë të pashpjegueshme të fillojë të kontrollojë raftet duke kërkuar diçka për të ngrenë.

Ai lan duart, merr diçka për të ngrënë dhe ulet në një karrige ndërsa viktima ishte e shtrirë në tokë.

Hussein u arrestua dhe është akuzuar për vrasje. Ai pritet të dalë para gjykatësve në SHBA.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!