Shokohet Greqia, i riu vret me thikë nënën dhe plagos gjyshen

schedule11:30 - 30 Nëntor, 2021

schedule 11:30 - 30 Nëntor, 2021

Komuniteti në Agrinio është shokuar nga një vrasje e ndodhur së fundmi. Raportohet se një 35-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij 57-vjeçare, ndërsa ka plagosur edhe gjyshen .

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në zonën e spitalit të vjetër në orët e para të së martës dhe aktualisht në vendngjarje ndodhen forca policore. Të njëjtat informacione thonë se Policia është njoftuar nga gjyshja e plagosur e autorit të dyshuar, e cila edhe pse e gjakosur ka gjetur forcën dhe ka thirrur Autoritetet.

Në zonë ka trazira të mëdha mes fqinjëve dhe familjes, ndërsa sipas të njëjtave informacione, Policia tashmë po punon për arrestimin e autorit të dyshuar./abcnews.al/