Shoferi shpëton për mrekulli, sapo doli makina shpërtheu në flakë

schedule18:53 - 30 Nëntor, 2021

schedule 18:53 - 30 Nëntor, 2021

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë rreth orës 18:15 në rrugën “Gramoz Pashko” ka marrë flakë në pjesën e motorit, mjeti në pronësi të M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motor. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./ Abcnews.al