Shndërrimi i vilës së ish-diktatorit, Rama: Macron erdhi me diell për të na ngrohur zemrat, ikën me shi për të na mbushur shtëpinë

schedule13:27 - 17 Tetor, 2023

schedule 13:27 - 17 Tetor, 2023

Pas takimit dhe konferencës së përbashkët, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama, kanë vizituar vilën e ish-diktatorit, Enver Hoxha, e cila hapet për artin dhe do të shndërrohet në një rezidencë artistësh falë bashkëpunimit francez “Aart Explora”.

Rama në fjalin e tij, vizitën e Macron e përshkroi edhe me motin gjatë këtyre dy ditëve në Tiranë, ku u shpreh se Macron erdhi me diell për të na ngrohur zemrat dhe po ikën me shi për të na mbushur shtëpinë.

Ndër të tjera Rama tha se vila e ish-diktatorit do të bëhet një hapësire ku të ketë vetëm dritë dhe të largohet nga e shkuara., ku theksoi se ajo do të jetë gati në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Fjala e Kryeministri Rama: 

Nëse mysafiri na vjen me shi, ne themi që ka ardhur për të na mbushur shtëpinë. Presidenti Macron erdhi me diell për të na ngrohur zemrën dhe po ikën me shi për të na mbushur zemrën.

Dua ta falënderoj pafundësisht për bujarinë që tregoi dhe këtë akt dashurie dhe angazhimi ndaj Shqipërisë.

Kemi përjetuar për shumë vite në një dilemë shumë të fortë sa i përket të ardhmes së Piramidës, të ardhmes së kësaj shtëpia, që mishëronte të keqen, errësirën dhe një të kaluar që donte të ishte e ardhmja jonë, me kosto të pabesueshme.

Shumica e njerëzve të fshinin  gjithçka, pati madje një projekt për ta shkatërruar piramidën dhe për ta shndërruar në një godinë moderne për parlamentin.

Pati projekte për ta shndërruar këtë ndërtesë në një ndërtesë burokracie demokratike. Unë kam qenë kundër të gjitha këtyre, por në të njëjtën kohë isha i detyruar nga sfidat që duke përdorur këto vende, duhet të mishëronim shpresën dhe të ardhmen dhe në të njëjtën kohë, si mund të bëhej kjo. Duke mos larguar fantazmat nga muret. Mbërritëm në përfundimin se në këto vende dhe mure duhej bërë gjithçka që urrente pronari i mëparshëm.

Në fakt një nga gjërat më të urryera të diktaturës dhe nga Enver Hoxha personalisht ishte shprehja e lirshme e artistëve.

Ne jemi rritur me parrullë, artistët janë ushtarët e partisë dhe arti është një armë në duart e partisë.,

Si përfundim e vendosëm këtë dhe nisëm të bënin disa hapa të vegjël, por megjithatë nuk arrinin ta largonim fantazmën në hije. Ishin momente aktivitetesh, fantazma ishte atje. Kur pata rastin të njihja “Art Explora” tha po këta mund të banojnë në këtë shtëpi dhe ta bëjnë një akt hakmarrje dhe në të njëjtën kohë po e shndërrojmë të kaluarën në një burim energjisë për të nxjerr në pah lirinë e shprehjes.

Nuk duhet të harrojmë kurrë, që kjo liri nuk është diçka që merret e mirëqenë dhe që na është dhënë si fakt jete, pa bërë asnjë betejë.

Besoj se sot mund të festojmë, këtë mundësi, mundësinë që bashkojmë të kaluarën me të tashmen në shërbim të së ardhmes dhe  t’u japim të rinjve mundësinë për të kuptuar se për lirinë e krijimit të tyre, që ata të kishin liri krijimi ka pasur njerëz që kanë vdekur, ka pasur njerëz që nuk mund të bënin që ëndrra e tyre të merrte frymë.

Sfida e dytë ishte se si ta realizonim këtë, kishim nevojë për arkitektë dhe Frederico me prezantoi disa emra, në fund të listës ishte emri Nem, një emër mjaft modest, njëlloj shenje që pothuajse nuk do të thotë asgjë dhe u interesave par ta dhe adhurova projektin e tyre.

Patëm  takimin e parë në vilë, ku presidenti kaloi natën dhe unë i thash që duam një projekt që nuk është projekt, nuk duhet parë dora e arkitektit, duhet të shohim vetëm ndryshimin e hapësirës dhe të krijohet liria në këtë shtëpi.

Ata u rikthyen me një projekt dhe iu futën punës dhe këtu jemi për ta festuar gjithë këtë. Një pjesë e madhe prej jush që nuk supozohej të vinit kurrë në Shqipëri, sikur ne të ishim ende në filozofinë e ish-pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim ju dhe të merrnim peng presidentit.

Jam i bindur që në shtatorin e vitit të ardhshëm do të jetë momenti i madh i hapjes. Zoti presidenti nuk shpresoj te një vizitë tjetër, por te një video mesazh.

Para se të përfundoj, dua t’ju jap një biletë për një investim, që ka qenë investimi i parë në historinë e Shqipërisë,  që ka qenë investimi i parë i ndërtimit të një centrali të energjisë së rinovueshme.

Mund ta shtyni Evropën të investojmë më shumë në energjinë e rinovueshme në Ballkan./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!