Shmangia e Presidentit nga betimi, Manja: Zhbllokojmë situatën, për Arta Vorpsin vendos Gjykata

schedule21:12 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 21:12 - 13 Dhjetor, 2019

Kuvendi do t’i miratojë në janar ndryshimet ligjore që lejojnë betimin me shkrim të gjyqtarëve, nëse Presidenti nuk i thërret për betim. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, thotë se kjo nuk është një masë për Ilir Metën, por për të gjitha rastet në të ardhmen.

PS e konsideron Arta Vorpsin Gjyqtare Kushtetuese, por Manja saktëson se këtë debat do ta zgjidhe vetëm kjo gjykatë kur të plotësohet.

Mazhoranca do të votojë një mekanizëm zhbllokues për betimet e gjyqtarëve, pas përplasjeve me Presidentin Ilir Meta. Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ulsi Manja thotë se Presidentit i lihen 10 ditë kohë.

Por drafti pritet te pesoje ndryshime, duke saktësuar betimin me shkrim, eksperiment të cilin e bëri e para Arta Vorpsi.

Socialistët e njohin Arta Vorpsin si gjyqtare Kushtetuese, dhe pse nuk po i kryen këto funksione.

Një tjetër ndryshim që socialistet synojnë të miratojnë është, lejimi i KLGJ-së dhe KLP-së të procedojë gjyqtarët e prokurorët, derisa të ngrihet Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Javën e ardhshme parlamenti nis pushimet e dimrit dhe këto ndryshime ligjore pritet të kalojnë në fillim të vitit të ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!