Shllaku: Vepra e Hygoit, stacion i detyrueshëm për brezat e rinj

schedule17:12 - 2 Mars, 2022

schedule 17:12 - 2 Mars, 2022

Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Si homazh Biblioteka Kombëtare sjell veprën e  e tij në  një ekspozitë  për 220 vjetorin.

Takimi i parë i lexuesit shqiptar me shkrimtarin francez ka qenë i hershëm përmes përkthimit të parë të botuar në revistës “Albania” të vitit 1897 , disa vite pas vdekjes së tij.  Shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Primo Shllakun thotë se Hygoi është një stacion i duhur për brezin e ri që të kultivojnë shijet letrare.

Shllaku së fundmi një variant të romanit “Katedralja Shën Maria e Parisit” me të cilin u  nderua edhe me Çmimin e përkthimit nga letërsia franceze në panairin e librit. E veçanta e Hygoit qëndron edhe tek vlerësimi për të bukuren, që shoqëria e anashkalon.

Në ekspozitë prezantohen përkthime të pasqyruara në revistat dhe gazetat kryesore të kohës si “Zgjimi”, “Diturija”, “Përparimi”, “Zëri i Korçës”, Një pjesë të rëndësishme zënë edhe botimet e para si “Kozeta”, “Gavroshi”, “Të mjerët”, “Waterloo”, por edhe botimet e veprave të plota si “Të mjerët”, “Njeriu që qesh”, “Viti ‘93”, “Katedralja e Parisit”, “Ndëshkimet”, “ etj., të cilat janë sjellë mjeshtërisht në gjuhën shqipe nga përkthyes  të brezave të ndryshëm Muharrem Pirdem, Kristo A. Dako, Milto S. Gurra, Misto Treska, Lasgush Poradeci, Sotir Caci, Enver Fico, Bujar Doko, e sëfundmi nga Primo  Shllaku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!