Shkurtaj: Unë te Tirana? Oferta e tyre nuk ishte në nivelin tim

schedule11:25 - 5 Tetor, 2020

schedule 11:25 - 5 Tetor, 2020

Vasil Shkurtaj ishte lojtari i parë që u largua nga Kukësi këtë verë. Sulmuesi realizoi 23 gola me verilindorët në sezonin e fundit dhe ofertat në drejtim të tij ishin të shumta.

Akordi u arrit me Jiangxi Liansheng, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit kinez. Shkurtaj ka firmosur dhe po pret vizën për të udhëtuar drejt shtetit aziatik.

 

Postimi i goleadorit shqiptar

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 28-vjeçari vlonjat ka reaguar rreth zërave që e lidhnin me një kalim te Tirana, kampionët në fuqi të Shqipërisë.

Personalisht kurrë nuk i jam vetofruar ekipit të Tiranës. Përkundrazi, ofertat e vazhdueshme nga ana e tyre nuk kanë qenë në ‘peshën’ time reale. Faleminderit“, shkruan sulmuesi vlonjat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!