Shkurtaj: Jam kthyer në formë, më kanë kontaktuar Tirana dhe Partizani

schedule19:42 - 15 Qershor, 2020

schedule 19:42 - 15 Qershor, 2020

Vasil Shkurtaj realizoi tregolëshin e parë në karrierë në fitoren 4-1 të Kukësit përballë Flamurtarin. Sulmuesi i skuadrës së Orges Shehit, ndihet i lumtur dhe flet edhe për të ardhmen në prononcimin e dhënë për Supersport pas ndeshjes.

Përveç golave jam shumë i kënaqur edhe me lojën. Ndihem mirë, jam në formë të mirë dhe u pa në fushën e lojës diçka e tillë. Flamurtari? Nuk kam asgjë personale me këtë skuadër.

Unë me veten nuk isha i kënaqur në dy ndeshjet e para, sapo isha kthyer nga dëmtimi. Tani e kam gjetur veten, shpresoj të ndihmoj ekipin edhe më shumë. E ardhmja? E kam thënë edhe herë tjetër. Më kanë kontaktuar Tirana dhe Partizani, por dua të loz jashtë, dua të iki të luaj jashtë Shqipërisë.

Taktika? Afërsisht është njësoj. Më pëlqen të luaj vetëm në sulm. Besoj se kemi bërë mirë në sulm, edhe me profesor Duron“, deklaron golashënuesi më i mirë në Superiore me 19 gola të shënuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!