Shkumbini… më i ndoturi në vend

schedule14:51 - 3 Qershor, 2018

schedule 14:51 - 3 Qershor, 2018

Problemi i ndotjes në Shkumbin nuk po gjen zgjidhje. Të gjithë përrenjtë e fshatrave grumbullojnë në mënyrë të vazhdueshme plehra në lumë, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit këtë burim natyror të vendit tonë.

Klasifikohet si lumi më i ndotur në shkallë vendi.

Nga Prrenjasi deri në Rrogozhinë, dhe më tej në grykëderdhje në Adriatik, në Shkumbin hidhen plehra pa kontroll.

Vitin e kaluar u ndalua konsumi i peshkut për shkak të nivelit të lartë mikrobik.

Aksionet kombëtare të pastrimit nuk e zgjidhën dot problemin.

Zanafilla e ndotjes për çdo lum nis nga përrenjte e fshatrave.

“Janë tejet të ndotura dhe të bësh aksion kombëtar për pastrimin e territorit me forma të tilla vullnetare jo se janë të dëmshme, por nuk janë të frytshme”.

I tillë është edhe fshati turistik Shijon në Elbasan. Në mungesë të kontinierëve banorët i kanë hedhur plehrat në përrua. Shumë pranë tij ndodhet edhe Manastiri me famë kombëtare dhe rajonale i Shën Gjon Vladimirit, i cili vizitohet nga shumë turistë.

Sipas këshilltarit të Këshillit Bashkiak në Elbasan, Ismail Çala, puna është kapur prej “bishti’ duke pastruar lumenjtë dhe jo përrenjtë që i ndotin .

“Do ti të kesh lum të pastër dhe ky lum i pastër të mos ndosë detin. Pastroje nga fshatrat, ku jeton gjysma e popullsisë së bashkisë tonë”.

Për të ndërgjegjësuar banorët e zonave ruale Çala sugjeron që të vendosen gjoba, por pasi t’u jenë krijuar kushtet .

“Problemi kryesor  është problemi i institucioneve kryesore sepse ne e dimë sivepron në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Ligji të detyron ty mezor ta hedhësh ty në lumë. Nëse e bën unë  të dënoj”.

E njëjta situatë është pothuajse në të gjithë fshatrat.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!