Shkumbini gërryen mbi 15 hektarë tokë, drejtori i Emergjencave në Elbasan: Disa banesa janë të rrezikuara

schedule11:12 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 11:12 - 11 Dhjetor, 2023

Në njësitë Funar, Zavalin dhe Gracën në Elbasan janë përballur me probleme për shkak të erozionit.

Mbi 15 hektarë tokë janë gërryer nga lumi Shkëmbim. Situata është shqetësuese dhe banorët janë shprehur të frikësuar për shkak të rrezikut të prekjes së banesave.

Sipas drejtorit të emergjencave civile janë konfirmuar disa banesa që janë në rrezik dhe se duhet bërë edhe evakuimi i qytetarëve, raportoi gazetarja Edisona Skënderi.

Gjithashtu drejtori i Emergjencave të Bashkisë Elbasan, Ndriçim Funari gjithashtu ngriti shqetësimin pasi në tre zonat e lartpërmendura ka rrëshqitje dhe situata është shqetësuese.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!