Shkulen lokalet nga zona historike në Shkodër

schedule15:49 - 28 Prill, 2022

schedule 15:49 - 28 Prill, 2022

Nga Simon Shkreli 

Rruga “Kolë Idromomeno” në Shkodër pjesë e zonës historike po i rikthehet qytetarëve.

17 subjekte të cilat kanë vite që veprojnë dhe kanë vite që kanë patur pjesën kryesore qendrën e kësaj rruge në shfrytëzim me bekimin e Shkodrës, sot bashkia ka vendosur t’ia ktheje qytetarëve dhe vizitorëve të shumë. një rrugë e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe kulture për Shkodrën.

Me vendim të Kryetarit të ri të bashkisë Bardh Spahia, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Shkodër dhe Policia Bashkiakë kanë ndërhyrë për lirimin e hapësirave publike.

“Një nga objektivat e kryetarit të bashkisë është lirimi i hapësirave publike. Hapi i parë është ky segment, një nga segmentet më të populluara që frekuentohet nga shumë turistë”, thotë, Gentian Ibroja, drejtor i IMT Shkodër.

Aksioni nuk ka hasur kundërshtime nga ana e bizneseve që prej vitesh kanë operuar në të gjithë gjatësinë e rrugës “Kolë Idromeno”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!