Shkuan për qokë tek i afërmi, plagosen babë e bir në Fushë-Krujë

schedule21:30 - 9 Gusht, 2020

schedule 21:30 - 9 Gusht, 2020

Babë e bir janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Ahmet Zani se Shefqet dhe Alban Stafuka kishin shkuar  për qokë tek një i afërm. Pasi kanë dalë nga banesa e tij, një person identiteti i të cilit nuk dihet, i ka zënë rrugën dhe i ka qëlluar me thikë.

Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Babai është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që djali është jashtë rrezikut.

Dy të plagosurit njihen si persona pa probleme në zonën e tyre, ndërsa dyshohet se konflikti mes tyre dhe autorit ka nisur për shkak të pazareve për shitjen e një automjeti.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!