Plagosen babë e bir në Fushë-Krujë, policia jep detajet

schedule21:54 - 9 Gusht, 2020

schedule 21:54 - 9 Gusht, 2020

Policia ka dhënë informacion lidhur me plagosjen e babë e bir të ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit, ndërkohë që babë e bir ndodhet në spital dhe nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia./abcnews.al