Shkrumbohet një banesë tek ish-pjeshkorja në Berat, zjarri u vu nga fëmijët e lagjes

schedule19:53 - 22 Qershor, 2022

schedule 19:53 - 22 Qershor, 2022

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një vilë 3-katëshe në lagjen e ish-pjeshkores në Berat. Zjarri është pikasur fillimisht në një nga dhomat e e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka përfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të Repartit Zjarrfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin. Sipas burimeve në vendngjarje, zjarri është vënë nga fëmijët e lagjes.

Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartonë dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat nga dritarja që ishte e hapur totalisht. Si pasojë e zjarrit të rënë janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile, i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër.

Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit Raqi Kule, por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!