Shkrumbohet një banesë në Rrilë të Lezhës/ Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike

schedule11:09 - 13 Maj, 2025

schedule 11:09 - 13 Maj, 2025

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Rrilë, në Lezhë. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por grupi hetimor në bashkëpunim me specialistët e shërbimit zjarrfikës, po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta.

Banesa është në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin në kohë nga ambientet e shtëpisë dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Zjarri ka shkrumbuar plotësisht banesën, duke dëmtuar rëndë mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe gjithçka ndodhej brenda. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, nuk ka qenë e mundur të shmanget djegia e plotë e banesës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!