Shkrumbohet nga flakët në furgon në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

schedule08:00 - 17 Maj, 2022

schedule 08:00 - 17 Maj, 2022

VLORË – Një furgon në pronësi të Rushti Imerit është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Raportohet se makina ishte parkuar në afërsi të banesës së 58-vjeçarit, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Mjeti është shkrumbuar plotësisht nga flakët, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Informacion paraprak:

Më datë 17.05.2022, rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. I., 58 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!