Shkrumbohet fabrika në Elbasan/ Prodhonte mjete plastike. Dëmet, vetëm materiale

schedule15:32 - 4 Shtator, 2024

schedule 15:32 - 4 Shtator, 2024

Këto shtëllunga të zeza tymi u shkaktuan nga djegia e një fabrike plastmasi në Elbasan.

Flakët u konstatuan nga punonjësit e “Alb Plastik” rreth orës 15 të së mërkurës, në zonën industriale të ish metalurgjikut.

Dëme në njerëz nuk pati. Punonjësit mundën të dilin pa lëndime.

Dy prej tyre për shkak të tymit pësuan vështirësi në frymëmarrjen dhe u dërguan në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.

Tymi i çliruar nga djegia e plastikës shkaktoi ndotje të lartë në Elbasan, qytetin që e vuan këtë problematikë prej dekadash.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan katër mjete të shërbimit zjarrfikës, efektivët e të cilit punuan mbi dy orë për të fikjen e zjarrit.

Shkaqet janë ende nën hetim por paraprakisht autoritetet informuan se zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!