Shkrim emocionues nga shoku më i mirë në basketboll i Bryant, Shaquille O’Neal
Former teammates Kobe Bryant (8) and Shaquille O'Neal in their heyday.

08:49 | 27/01/202008:490

Bota e basketbollit është e shokuar nga lajmi se legjenda e këtij sporti, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë në një aksident me helikopter.

Shoku i tij më i mirë i skuadrës për shumë vite, Shaq O’Neal, ka reaguar me një shkrim emocional në Twitter për vdekjen e 41 vjeçarit.

“Nuk ka fjalë që përshkruan dhimbjen të cilën po kaloj në këtë momente me humbjen e shokut tim, vëllaut, partnerit tim në fitimin e atyre kampionateve. Të dua vëlla dhe do të më mungosh. Ngushëllimet e mija për familjen Bryant dhe familjet e të gjithë pasagjerëve që ishin në bord. Nuk kam fjalë”, shkuan ish-qendra e Lakers.

O’Neal dhe Kobe ishin shokë të mirë për shumë vite në Lakers, dhe fituan së bashku tre kampionate.

Në vitin 2005 O’Neal u largua nga Lakers pas mosmarrëveshjeve me Bryant. Të dy nuk folën me njëri tjetrin për disa vite.

Pastaj, pas përfundimit të karrierës së Shaq, të dy u bënë shokë përsëri dhe ky i fundit u pa në disa lojë të Bryant. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono